Si të veproj në lidhje me udhëtimin?
Marsida Ashiku
(14 vite më parë)
Përshëndetje MArsida,
Nuk mendoj se ka ndonjë rrezik për gratë shtatzëna të cilat duan të kalojnë pushimet qofshin ato verore apo dimërore. E rëndësishmë është që të ndiqen me rigorozitet disa këshilla që kanë të bëjnë me udhëtimin dhe mënyrën e udhëtimit si dhe qëndrimit në diell apo banjos në det ose pishina. Mundohu të shmangësh lodhjen e tepërt, diellin nga orët 09:00 - 10:00 deri në 17:00 - 18:00 dhe temperaturën e ujin të detit nëse është jo komode.
Pushime të mbara.
Me fal qe po ju shqetesoj edhe nje here, por perseri pyes ne lidhje me udhetimin, sepse ngaqe jam diku ke 5 jave shtatzene, akoma s`kam shkuar te bej eko sepse ndoshta nuk mund te duket embrioni kaq shpejt, prandaj nuk di si t`ia bej ne lidhje me udhetimin sepse behet fjale per kete fundjave? Me respekt Marsida.