Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Jam ne javen e 23 te shtatzanise, deri tani nuk kam pasur asnje problem, para dy javesh e bera edhe incizimn 4D dhe doktori me tha qe femija eshte mire dhe cdo gje shkon mire, mirepo keto tre dite kam pasur shtrrengime te forta ne fund te barkut, barku me behet shume i forte dhe zakonisht me ndodh kur jam ne kembe, por me zgjat rreth nje minut dhe me liron por cdo dite me behen edhe me te shpeshta, mos ndodh kjo se kesaj jave kam qendruar shume mbi taka te larta apo eshte ndonje shenje aborti te lutem me trego?

Vjosa Luli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa,

Takat nuk janë të dëmshme por mund të jenë jo të rehatshme. Unë do të ju rekomandoja që diku rreth javës së 25 të fillonit me veshjen e takave të ulëta, posaçërisht nësë keni dhembje të forta të shpinës.

Për të mos mbetur në kuadrin e supozimeve në lidhje me dhimbjen e barkut, kontakto mjekun që i ke besuar proçesin e lindjes për të bërë disa vlerësime të përgjithshme të shtatzënisë pa lëna pas dore edhe ato vlerësime që janë të domosdoshme në fund të shtatzënisë, për të patur një lindje normale dhe të lehtë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti