Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetësuar rreth ciklit dhe shenjave

E nderuara doktoreshe pershndetje... Jom e martuar dhe qysh nje vit provoj te kem femije mirepo nuk ka ndodhur ende te ngel shtatzene... mjeku me thote qe jom ne rregull... por kete muaj kom pas ciklin menstrual prej dates 09.08.12 deri 15.08.12 normale ka qene si herave tjera pastaj me jane ndalur 3 dite pas 3 dite ka fillu prape si ngjyre kafe mirepo shume shume pak cdo dite ashtu e deri me sot ende... kom vizitu doktorin ai ka thene se mundet me qene ndonje lloj stresi ose qe nuk jom pastruar mire... po ashtu doktori eshte pergjigjur; 'edhe nese je shtatzene eshte shume heret me dite une'..poashtu kom dhimbje barku nganjehere te forta...por nganjhere kom edhe mundim zakonisht mbremjeve... jom shume e lodhur dhe dua vetem qe te fle... ju lutem me tregoni cfare mund te jete kjo?...Ose cfar duhet te veproj jom shum e shqetesuar....Pres pergjigjen tuaj...Me respekt...Mire mbetshi.

Dorentina Zekaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorentina,

Edhe mundet që shtatzënia të jetë e pranishme. Prit ciklin e ardhshëm menstrual dhe pastaj nëse ke vonesë bëj një test shtatzënie. Mos neglizho, se mundet të kesh shumë nevojë për këshilla mjeksore.

Të uroj fat.

/komuniteti