Candida
Behare S
(14 vite më parë)
Përshëndetje Behare,
Kandidoza është sëmundje infektive e cila nëse kurohet mirë, nuk jep probleme dhe shqetësime të mëvonshme. Është e rëndësishme që trajtimi dhe kujdesi për tu mos përsëritur, të jetë i plotë. Kandida është kërpudhë e cila është shkaktare e sekretit të shtuar.
Që kandidoza e përsëritur të trajtohet rekomandiohet dy rregjime trajtimi. I pari quhet trajtim çfarosës, që do të thotë të marrësh antimykotikun më efikas që tregon mykograma. Në rregjimin e dytë të trajtimit rekomandohet marrja e antimykotikut, gjatë muaj rrjesht dy ditë përpara ciklit menstrual. Edhe partneri duhet të trajtohet për gjatë muaj me antimykotik oral.
Gjithë të mirat.
Tung doktoreshe une kam nje infekcion Candida a do te me kaloj kjo se me mbyti duke mu perserit une gjithashtu kam pas edhe kondilloma a do te thote se me vjen nga ky virus edhe a mund te me perseriten kondillomat? Tung doktoreshe.