Dhembje gjatë marrëdhënieve
Siandrra Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Siandrra,
Përsa shpjegon, mendoj se problem yt është psikologjik. Këtë situatë duhet ta kalosh së bashku me bashkëshortin tënd, mbase duke bërë lodra seksuale përpara se të tentoni të realizoni aktit seksual. Nëse problemi do vazhdoj, zgjidhjen mund ta gjesh te psikologu dhe nëse përsëri problemi vazhdon, një ndërhyrje e thjeshtë me bisturi (kirurgjikale) i jep fund shqetësimit tënd.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Kerkoj ndihme rreth nje ceshtjeje te rendesishme. Kam provuar qe disa here te kem marredhenie seksuale por pa sukses. Problemi eshte se muskujt me ngushtohen dhe nuk lejojne te vazhdoj per shkak te dhembjeve te padurueshme. Kam kerkuar ne internet dhe kam lexuar per nje problem qe ne gjuhen angleze quhet Vaginismus. Sipas pershkrimit, te gjitha simptomat me pershtaten me te. Ju lutem, a mund te me tregoni dicka rreth ketij problemi dhe si mund ta tejkaloj? E kam te pamundur te kem marredhenie seksuale per shkak te dhembjeve te medha, thjeshte muskujt e mbyllin hyrjen dhe asgje nuk mund ti tejkaloj. Faleminderit paraprakisht.