Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim cikli

Pershendetje. Une ka nje vit qe jam martuar dhe dua te kem femije, ndersa tjeter gje qe me shqeteson eshte se cdo 28 dite kam menstruacionet dhe po ashtu me vijne rregullisht por sasia e gjakut qe kam pasur para marteses eshte me e paket se atehere, pse duhet te jete ky problem dhe a eshte shqetesuese, kam pyetur mjekun pse ky problem me ka qit ilaqe utragestan ne qoftese e thekesoj emrin mire, si dhe acid folium (Gravid).

Alea Morina (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Aneda,

Cikli menstrual konsiderohet i rregullt, kur është 28 ditë minus-plus 7 ditë. Edhe në rastin tënd ku cikli menstrual është prej 28 ditësh, konsiderohet normal dhe shtatzënia është e mundshme nëse shëndeti riprodhues i çiftit është optimal.

Në lidhje me shqetësimet tjera, kontakto me mjekun tënd gjinekolog, për të vlerësuar situatën.

Gjithë të mirat.

Aneda MOrina (14 vite më parë)
Faliminderit per pergjigjen do te gjej kohe qe te mirrem me veten sa i perket pse nuk po mund te mbes shtatezan duhet shkoj te mjeku, ndersa i vetmi problem qe kam vrejt eshte se para marteses une kam pas 5 dite ciklin mensutral 3 dite kam pas me shume 2 me pak. Ndersa tash shof qe kam nje sasi me te vogel te gjakderdhjes kam 2 dite me shume ndersa 3 dite me pak ose shum shume pak. Vetem desha te dij sa eshte serioze ky problem .

/komuniteti