Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë ndikimi ka një perde në mitër gjatë shtatzënisë?

Pershendetje! Ju lutem me ktheni nje pergjigje pasi jam ne ankth. Jam ne javen e 17-te te shtatzanise, kam bere nje eco para dy ditesh dhe mjeku-gjinekolog me tha qe shikonte nje perde ne miter gje qe mund te shkaktonte lindje te parakoheshme. Une dua te di me shume se nga se eshte krijuar (ndoshta nga pozicioni im i punes pasi rri gjithe kohen ulur) dhe se si mund te jem une e kujdesshme qe te mos kem nje lindje te parakohshme . Dhe sa ndikon stresi i punes ne mbarvajtjen e shtatezanise. Ju lutem me ktheni nje pergjigje pasi jam ne ankth. Ju faleminderit Anisa.

Anisa Zaka (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Anisa,

Perdja ne brendi te mitres nuk te eshte krijuar per shkak te pozicionit i punes apo nga stresi. Kjo eshte nje mbetje embrionale me te cilen ti ke lindur. Gjate zhvillimit embrional, mitra formohet nga dy gjysemmitra te cilat bashkohen dhe muri midis tyre "shkrihet". Per ndonje arsye tek ti ka mbetur nje pjese e ketij muri qe ne e quajme septum. Septumi ben qe nje grua ta kete me te veshtire qe te mbetet shtatzene, ose edhe nese mbetet shtatzene ky paraqet rreziku per lindje te parakohshme dhe prezentim jo te drejte te frytit ne lindje (prezentimi me pelvik) gje qe ben qe keto gra te lindin me shpesh me prerje cezariane. Ndodhe shpesh qe septumi zbulohet tek ne lindje. Pra, mos u shqeteso se tepermi per kete gje. Thjesht eshte nje problem per te cilin tash per tash (je ne javen 17 te shtatzenise) nuk mund te besh asgje. Nese ka shenja rreziku per lindje te parakohshme, mjeku yt do te te pershkruje barna per pergatitjen e bebes per lindje te parakohshme (keto barna nuk jepen perpara javes 24 dhe pas javes 34).

Uroj te kesh shtatzeni te mbare deri ne terminin e lindjes dhe ta lindesh nje bebe te shendetshme!

julkajulka (13 vite më parë)
pershendetje Doktor po une qe kam pas 3 aborte dhe tani vone zbulova qe kam septum 2/3 e kavitetit a ka ndikuar per ndoshjen e aborteve.

/komuniteti