Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinj të zbutur

Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene ne javen e 25, por ka gati 3 jave qe gjinjte me jane zbutur shume dhe nuk jane me te fryre apo te nxehte si ne javet e meparshme. Me shqeteson zbutja e gjinjve, eshte ndonje shenje qe dicka nuk shkon mire me shtatezanine apo cfare mund te jete? Ju faleminderit!

Mei Mara (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mei,

Ndjeshmëria e gjinjëve shkaktohet me rritjen e nivelit të hormoneve gjatë shtatzënisë. Zakonisht, shtatzëna ndjen këtë ndryshim në gjinjë në periudhën, nga java 4-6, dhe zgjatë gjatë tremujorit të parë. Tek shumica e grave, ky simptom zhduket gjatë tremujorit të dytë dhe tretë, edhe përsëri mund të ndjeni dhembje në gjinjë kohë pas kohe gjatë shtatzënisë. Zbutja krijohet me rritjen e moshës së shtatzënisë, për shkak të ambjentimit të shtatzënës me ndryshimet hormonale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti