Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione me hemorragji në shtatzëni

E dashur doktoreshe, sot per here te pare kur u nderrova vura re qe sekreionet ishin ne ngjyre te kuqe. Shume pak ishin ne sasi por qe gjithsesi u shqetesova goxha. Tani shoh qe nuk kam me shenje te tille. Jam ne javen e 14, a eshte normale kjo gje? Gjithashtu kur teshtije, edhe pse lehte me jep te therrura te medha ne bark. Ju lutem te me rekomandoni se cfare duhet te bej? Me shume konsiderate, Deni.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Sekrecionet hemoragjike gjatë shtatzënisë, nuk konsiderohen normale. Edhe dhimbjet siç e përshkruan, nuk janë normale. Kontakto mjekun obstetër-gjinekolog, që me ekzaminim ekografik, të vlerësojë vendosjen e placentës dhe gjëndjen e shtatzënisë. Gjithashtu duhet të ekzaminohet edhe qafa e mitrës për të përjashtuar një rrezik të mundshëm aborti. Bazuar në këto ekzaminime, mjeku do të japë trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti