Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i lartë në shtatzëni

Pershendetje. Kam qene shtatzane gjithcka me ka shku mire deri ne muajin e 7 mirepo me pas kam pas probleme me tension te larte dhe me ka vdek femija ne muajin e 8 te shtatzanise. Tash nuk kam probleme mirepo kisha dashte ndonje keshille nga ju? Pas sa kohe mund te filloj serish femije dhe qka duhet te bej gjate kesaj kohe sepse kam frike se nuk mund te mbes me shtatzene!

Ardiana Salihu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardiana

Më vjen keq për abortin e ndodhur.

Pas një periudhe prej 40-45 ditësh, organet riprodhuese rikthehen në funksionin e tyre të mëparshëm dhe mundësia për fillimin e shtatzënisë së re është shumë e mundur. Nëse shtatzënia fillon menjëherë pas kësaj periudhe, duhet të kesh parasysh që kontaet me mjekun obstetër–gjinekolog duhet të jenë më të shpeshta dhe kujdesi i tij për ecurinë e shtatzënisë duhet të jetë i madh. Mos harro se shkaku i vdekjes se bebit ka qënë tensioni i lartë, për të cilin në shtatzënitë e rradhës nuk duhet të neglizhohet pasi ka mundësi që të përsëritet e njëjta situatë.

Gjithë të mirat.

betaaa (14 vite më parë)
pershendetje Lule Shala si ja kaloni po me vjen keq per rastin qe te ka ndodhur me bebin une para 3 viteve e kam lindur beben e vdekur per shkak tensionit te lerte ne fillim e kisha te ndaluar prej gjinekollogut 6 muaj qe te kem mardhenje seksuale me bashkeshortin pas 6 muajve ka bere kontrolla te rregullta secilen muaj analizat e gjakut eho te cilet duheshte ti bej muaj per muaj dhe te shohin prej nga me vinte tensioni dhe me ipshin disa barna metaldopa bedoksina pastaj pas 3 viteve gjithcka u rregullua tensionin e kam normal pak dijet kontrollat muaj per muaj i boj te rregullta jam e muain e 7 te shtatzansis gjiehcka ne rregull me beben edhe une kem pasur frike qe mos te ngel shtatzane por gjithcka te besojsh ne zot besimin te zoti dhe gjithcka do te jete ne rregull por mos u frigo edhe ti largoje stresin sa me pere prej vetes tende dhe gjithcka do te arish te uroj sa me shpejt nje shtatzani te mbare me fat
Ardiana Salihu (14 vite më parë)
Pershendetje Beneta pom vjen keq per rastin qe tpaska ndodh para 3 viteve edhe mu mka ndodh njejt si ty.Ishalla ki lindje te mbare dhe femije te shendosh me jete te gjate dhe shendet per ty dhe familjen tende
Beneta Aliji (14 vite më parë)
pershendetje e nderuar edhe mua me ka ndodhur e njejta gje para 3 viteve me ka vdekur bebja ne muajin e 8 te shtatzanis per shkak se e kam pasur edhe une tensionin e larte por tash jam mire i boj kontrollat e rregullta jam ne muajin 7 te shtatzanis gjithcka ne rregull me beben eshte tension te larte nuk kam se shpejti e pres te vije ne jete dmth une tash mbas 3 viteve kam ngelur shtatzane por shpresoj qe edhe ti te behesh nje nene sa me shpejt dhe te uroj shtatzani te mbare por mos haro dicka largoje stresin nga vetja jote atehere gjithcka do te jete ne rregull me respektt

/komuniteti