Mbrojtja nga shtatzënia
Fjolla Carani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fjolla,
Të gjitha metodat e planifikimit familjar, (mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar) janë të shëndetshme të pranuara dhe të përdorura nga rrethet shkencore mjeksore.
Ato dallojnë nga njëra tjera për mënyrën se si e zgjidhin problemin, por dallojnë edhe për shkak të avantazheve dhe disavantazheve të secilës metodë.
Kur gruaja vendos të përdorë një metodë të kontracepsionit, duhet të kontaktojë mjekun gjinekolog për të bërë disa analiza dhe ekzaminime dhe për të përcaktuar kontraceptivin më të përshtatshëm. Mjeku ja rekomandon çiftit kontraceptivin më të përshtatshëm për gruan, dhe ata vendosin për ta përdorur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam lindur qe nje muaj, kam deshire te di cila eshte metoda me e mire per te mbrojtur nga shtatzenia e padeshiruar? Dua te ju pyes a ka ndonje ndikim negativ te ngjitjes se spirales apo pozitiv cilen metode ma preferoni me perdore tabletat, apo spiralen? Ju pershendes shume.