javë pas jave
Pershendetje Agnesa,
Infeksionet e qafes se mitres mjekohen shume mire dhe lehtesisht per shkak te faktit qe qafa e mitres eshte organ i dukshem. Perveç teje duhet te mjekohet edhe burri. Kjo mund te jete arsyeja se perse te eshte perseritur infeksioni. Shpeshhere keto jane infeksione seksualisht te transmetueshme. Ky mund te jete nje problem qe te pengon qe te mbetesh shtatzene.
Ne e fillojme mjekimin e çiftit (pra jo vetem te gruas) nese kane kaluar me shume se 12 marredhenie te rregullta te pambrojtura seksuale. Nese ti ke qene vazhdimisht afer me burrin tend per me shume se nje vit dhe akoma nuk ke mbetur shtatzene, atehere duhet te hulumtohet shkaku. Tri jane shkaqet kryesore te cilat bejne qe nje grua te mos mbetet shtatzene: (1) problemet qe lidhen me prodhimin e qelizes veze, (2) problemet qe lidhen me prodhimin e spermatozoideve ose bartjen e tyre ne vaginen e gruas dhe (3) problemet qe lidhen me kalueshmerine e tubave te mitres. Shkaqet tjera jane te rralla. Infeksionet e vazhdueshme mund te bllokojne tubat e mitres (pjeserisht ose krejtesisht) dhe ky eshte nje nga shkaqet e mosmbetjes shtatzene.
Gjithe te mirat.


Jam e martuar qe dy vite, jam 25 vjec, kam pas nje infeksion ne qafen e mitres, e kam eliminuar, burri ka bere analiza i kane dale shume mire edhe une te gjitha analizat qe i kam bere jane shume mire pervec atij infeksioni qe kam pas por me eshte perseritur infeksioni! Pyetja eshte pse paraqitet ky infeksion ne qafen e mitres, dhe pse spo mund te mbes shtatzene kur te dy jemi ne rregull? Ju lutem nese mund te me pergjigjeni?