Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta ngjitur mbi kanalin cervikal (Placenta previa)

Pershendetje doktor, une jam ne javen e 14 te shtatzanise dhe mjekja me tha qe placenta eshte ngjitur me kanalin cervikal, d.m.th kam placente previa. Doja te dija se sa rrezik kam deri ne fund te shtatzanise si dhe sa mund te rrezikoj une nese do kem hemorragji, (nderkohe qe jam me rezus negati, A -). Ju faleminderit.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Deni,

Me perjashtim te rasteve kur duhet te behet biopsia e vileve korionale, nuk rekomandohet qe ne ekzaminimin ultrasonografik ne trimestrin e pare (domethene ne periudhen kur je ti) te behet vleresimi i pozicionit te placentes. Placenta mund ta ndryshoje vendosjen ne raport me kanalin cervikal per shkak te ndryshimit te pozicionit dhe madhesise se vete mitres. Bazuar ne literature nuk rekomandohet qe te raportohet pozicioni i placentes perpara ekzaminimit rutinor ne javen 20-22. Placenta previa do te thote vendosja e placentes ne segmentin e poshtem te mitres. Mitra deri ne javen e 28 nuk e ka te formuar segmentin e poshtem. Prape po e citoj literaturen: nese placenta eshte afer ose mbulon kanalin cervikal perpara javes 28 eshte me mire qe kjo te definohet si placente e ngjitur ulet (poshte) dhe diagnoza placenta previa te vendoset pas javes se 28.

Uroj qe t'ia kem arritur qe te ta jap pergjigjen e kerkuar! Grupi i gjakut Rhesus negativ nuk eshte faktor rendues, prandaj mos e konsidero si problem. Bisedo me mjekun tend per te marre ampullen Rhogam ne javen e 28.

Gjithe te mirat.

/komuniteti