Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjymtyrët e bebit dhe vitaminat

Pershendetje doja te pyesja sepse sot bera nje vizite te mjeku dhe me tha qe dora e bebit eshte 1.7 kurse kemba 1.6 ka mundesi kjo? U bera merak. Une jam 15 jave + 4 dite por vec acidit folik qe kam pire deri ne javen e 12 mjeku sme ka dhene te pi asnje vitamine tjeter. Kam degju qe shume gra pin vitamina ne shtatzani. Mos valle duhet te marr dhe une ndonje vitamine edhe pse mjeku sme ka thene gje?

Noa Noa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erjona

Përmasat që përshkruan, korespondojnë me moshën e shtatzënisë dhe janë normale..

Konsumi i vitaminave dhe kripërave minerare gjatë shtatzënisë, është e rekomanduar për një zhvillim dhe ecuri sa më normale të shtatzënisë. Në javën e 16-të të shtatzënisë, të rekomandoj të konsumosh suplement hekuri të cilin duhet ta vazhdosh deri 45-së ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti