Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjymtyrët e bebit dhe vitaminat

Pershendetje doja te pyesja sepse sot bera nje vizite te mjeku dhe me tha qe dora e bebit eshte 1.7 kurse kemba 1.6 ka mundesi kjo? U bera merak. Une jam 15 jave + 4 dite por vec acidit folik qe kam pire deri ne javen e 12 mjeku sme ka dhene te pi asnje vitamine tjeter. Kam degju qe shume gra pin vitamina ne shtatzani. Mos valle duhet te marr dhe une ndonje vitamine edhe pse mjeku sme ka thene gje?

Noa Noa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Erjona,

Je shqetesuar pa nevoje! Beba jote eshte ne periudhen e zhvillimit dhe rritjes se vazhdueshme. Mund ta kesh pare gjate ekzaminimit ultrasonografik se pjesa me e madhe e bebes i perket kokes, domethene koka eshte shume e madhe krahasuar me trupin. Kjo nuk do te thote se beba jote ka ndonje çrregullim, apo se do te lind me koke me te madhe se ç'duhet. E njejta gje vlen edhe per pjeset tjera te trupit.

Ke bere shume mire qe ke marre acidin folik (duhet te jete ne doze 400 mcg) deri ne javen 12. Vitaminat dhe mineralet per te cilat pyet, jane suplemente, domethene jane perberes te cilet normalisht merren me ushqim te perditshem. Ushqimet te cilat kane vitamina dhe minerale jane frutat dhe perimet. Nese han rregullisht fruta e perime dhe nese ushqehesh shendetshem, nuk eshte e nevojshme qe te marresh suplemente (domethene vitamina shtese). Kete nuk e them se keto vitamina e minerale te bejne dem, por zakonisht keto tableta jane te medha, gelltiten me veshtiresi (ndonjehere shtatzenat thone se e ndjejne se tableta iu mbetet ne gryke) dhe mund te shkaktojne nauze ose probleme me jashteqitje. Nese vendos qe te marresh keto preparate, atehere te rekomandoj qe t'i marre pak pas buke.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

Noa Noa (14 vite më parë)
te falenderoj shume doktor

/komuniteti