Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual dhe cistat

Pershendetje doktor. Une kam probleme me ciklin menstrual sepse nuk me vijne asnjehere vetem atehere kur i perdori hapat Diana (ciproteron-etinilestradiol) dhe Metformin, 3 muaj me vijne gjate perdorimit te ketyre hapave e kur i nderpres nuk me vjen cikli dhe me formohen cistat. Pastaj prape vazhdoj me te njetjen procedure. Jam e sapomartuar dhe deshiroj te mbetem shtatzene prandaj me nevojitet nje keshille nga ana juaj. Ju faleminderit.

Lina Kastrati (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Lina,

Te rekomandoj qe te besh nje kontroll te detajuar per te gjetur arsyen e problemit qe ke. Duhet te qartesohet shkaku i amenorese (mungeses se menstruacioneve). Ka shume arsye te cilat mund ta shkaktojne kete problem. Problemi mund te zbulohet per nje kohe te shkurter pas pasur nevoje qe te behen intervenime e ekzaminime te shumta.

Me vjen keq, por permes emailit eshte e pamundur te te ndihmoj!

/komuniteti