Cikli menstrual dhe cistat
Lina Kastrati
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lina,
Me sa shpjegon, dyshoj për sindromë të ovarit polikistik. Pas trajtimit të kësaj patologjie, cikli menstrual do të rregullohet dhe vetëm arëherë mund të kërkosh një shtatzëni. Prandaj kontakto një mjek obstetër-gjinekolog, i cili të të japë trajtimin e nevojshëm.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe. Une kam probleme me ciklin menstrual sepse nuk me vijne asnjehere vetem atehere kur i perdori hapat Diana (ciproteron-etinilestradiol) dhe Metformin, 3 muaj me vijne gjate perdorimit te ketyre hapave e kur i nderpres nuk me vjen cikli dhe me formohen cistat. Pastaj prape vazhdoj me te njetjen procedure. Jam e sapomartuar dhe deshiroj te mbetem shtatzene prandaj me nevojitet nje keshille nga ana juaj. Ju faleminderit.