Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaksinimi gjatë shtatzënisë

Kam pyet disa shoqe dhe me kane thene qe kane bere 2 vaksina gjate shtatzanise ne muaj te 3 dhe te 5 deri tani doktori sme kish thene gje por mora doktorin dhe e pyeta dhe me tha qe te bej javen qe vjen nje te tetanozit dhe per 4 jave te kujteses. Une jam ne javen 15+4 por me ben cudi pse doktori nuk me ka thene gje fare me pare pa e pyet une si dhe per multivitaminat me tha pasi e pyeta qe ti filloj pas javes se 19. Jam ne merak te madh.

Noa Noa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Erjona,

Vaksina e tetanozit jepet per ta parandaluar kete semundje tek ti dhe beba jote. Pas marrjes se vaksines organizmi yt prodhon kundertrupa (te cilet jane mbrojtes te organizmit) te cilet ti ia jep edhe bebes tende. Pra, beba jote do te jete e mbrojtur edhe per disa muaj pas lindjes.

Nese nuk je e sigurt e je imunizuar apo jo ndaj tetanozit, atehere rekomandohet qe te merren dy doza. Doza e pare merret qe ne viziten e pare antenatale, kurse doza e dyte pas kater deri tete javesh.

Gjithe te mirat.

/komuniteti