Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rënia e flokëve

Pershendetje e nderuar doktoreshe. Une kam lind qe 6 muaj e djalin e kam ne gji e floket ka qe nje muaj me bien shume me grushta sa qe gjysa e me shume me kane rene e kam degju qe per shkak se djalin e kam ne gji. Edhe sa do te me bien flokt sa zgjat kjo periudhe e nga dje kam fillu shampone fitovall ta perdor apo te perdore ndonje tjeter? Faleminderit e pres me padurim pergjigjen tuaj.

Melissa Ernes Shala (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shefkije,

Nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar rënien e flokëve.

Gjatë shtatzënisë, për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, flokët janë më aktive dhe përqindja më e madhe e qimeve është në fazë të rritjes. Pjesa e flokëve që është në fazë qetësie, pas së cilës flokët do bien është më e vogël se sa para shtatzënisë.

Pas lindjes, niveli i estrogjenit bie, dhe një numër më i madh i flokëve kalojnë në fazën e qetësisë, dhe pas kësaj kohe, ato bien.

Përdor shampo të cilët japin dukje më voluminoze, apo ndoshta edhe ndonjë shkurtim flokësh derisa gjendja hormonale të stabilizohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti