Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Une tani mbaroj javen e 17 dhe hy ne te 18 po doja te pyesja se kam bere vetem analizat e para ne fillim te shtatzanise edhe duble-test ne javen e 15. Me dolen mire. Acidin folik e lash se me thane nuk te ben mire nese e merr pas javes se 14 me kane mbetur 18 tab nuk e di a mund te pihen apo ti hedh? Tani kam nisur multi-vitaminat 90 tab gestane. Nuk kam pas probleme deri tani. Po doja te pyes cfare analizash duhet te bej edhe kur behen? Une punoj ne kompjuter edhe rri shume ulur a me shkakton kjo probleme gjate shtatzanise?

Djana Djana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Më vjen mirë që çdo gjë në ecurinë e shtatzënisë tënde, ka shkuar normalisht. Në këtë moshë të shtatzënisë, nuk duhet lënë pas dore vlerësimi ekografik si dhe analiza komplet e urinës. Marrja e multivitaminave dhe sidomos e hekurit deri në 40 ditë pas lindjes, është shumë e këshillueshme.

Nuk është problemi, se qëndrimi ulur për shkak të punës do të shkaktoj problem në curinë e shtatzënisë. Prandaj shpirja me anë të lëvizjeve në periudha të caktuara kohore, do të bënte mirë. Edhe ecjet e shkurtra janë të rekomanduara branda orarit të punës, të të lëruar mpirjen muskulare.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti