Lindja me operacion
orkida toci
(14 vite më parë)
Përshëndetje Orkida
Nëse konsulta vendos që lindja duhet të kryhet me operacion, atëherë duhet të zbatosh këshillën e konsultës. Megjithatë, tregoja mjekut edhe dëshirën tënde për të patur një lindje natyrale. Ai mund të presë të fillojë aktiviteti i lindjes dhe duke ndjekur përparimin e saj, vendos për ndryshimin e proçesit të lindjes, nëse lindja natyrore nuk avancon normalisht.
Të uroj lindje të mbarë.
Pershendetje doktoreshe Mimoza, une jam ne javen e 39 te shtatzanise, deri ne javen e 34 shtatzania me ka shkuar shume mbare pa asnje lloj komplikacioni, me pas doktori me vuri re qe beba ishte ngritur lart, pritem qe te ulej deri ne javen e 38 por nuk me esht ulur fare, bera nje eko me daten 30 dhe pame qe bebi eshte pak mbi peshe dhe DBP ishte 98 mm, pesha e perafert ishte 3.700 gr, doktori me ka lene nje konsulte per te henen per te vleresuar gjendjen time nese do mundem ta bej bebin me lindje natyrale apo prerje cezariane por ai me shume ishte per lindje me operim, ju cfare me keshilloni doktoreshe pasi une gjithmone kam patur deshire qe ta lind vete, madje edhe peshe nuk kam shtuar shume vetem 13 kg por shendetin e ka marre bebi e jo une, dhe trupi sme ka ndryshuar fare vetem barkun kam perpara, tek pjesa e legenit nuk jam zgjeruar hic. Me falni se u zgjata pak por jam shume ne tension e uroj te me keni kuptuar. Ju uroj gjithe te mirat, me respekt Orkida.