Cfarë duhet të di paraprakisht?
Evenad ..
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eva
Është i rëndësishëm këshillimi me mjekun oculist përpara lindjes, për nënat që kanë probleme me sytë. Ky mund të jetë edhe një nga shkaqet e dhimbjes së kokës që ankon, ndonëse nuk duhet të lesh pas dore edhe vlerësimin e tensionit arterial.
Nëse konsulta vendos për lindje me prerje cezariane, në klinikën ku unë punoj, planifikimi i operacionit bëhet për javën e 39-të. Nuk ka arsye përse të shqetësiohesh, dhe të jesh e sigurtë se çdo gjë do të kaloj normalisht, ti do të lindësh një fëmijë të shëndetshëm por edhe gjendja e syve të ty do të jetë në kontroll.
Të uroj lindje të mbarë.
E nderuar Doktoreshe Moza ju pershendes. Jam ne javen e 36 te shtatzanise, deri tani cdo gje me ka shkuar mire me perjashtim te atyre problemeve te zakonshme qe ka shtatzania. Kohet e fundit me sakte kete javen e fundit kam filluar te kem shume dhimbje koke edhe dhimbje te shpines, madje edhe me fund te barkut ndjej ndonje dhimbje te lehte qe me leshon menjehere. Mjeku gjinekolog me tha qe cdo gje eshte mire pasi dje kam bere viziten e fundit, me tha qe bebja eshte rreth 3100 gr dhe me tha qe pas dates 07.09 deri ne fund te shtatorit je ne pritje per te lindur. Theksoj se te fundit i kam patur me daten 17.12.2011. Me fal se u zgjata ndoshta shume. Me shqeteson edhe nje fakt tjeter pasi mjeku me tha qe te bej nje konsulte me mjekun okulist pasi une mbaj syze prej nje kohe te gjate. Nese mjeku me thote qe nuk e perballoj dot lindjen natyrale atehere duhet patjeter ta bej me operim por cfare duhet te di paraprakisht? Sa kohe perpara dates se lindjes se parashikuar duhet te behet operacioni, cfare masash duhet te marre, etj. Ju lutem doktoreshe me orientoni ne shqetesimin qe kam. Ju kerkoj ndjese se ju kam shkruar gjate dhe bere shume pyetje njekohesisht. Ju uroj gjithe te mirat dhe ju falenderoj per kohen qe na kushtoni.