Ndikimi i korsesë në zvogëlimin e barkut
Xhesika .
(14 vite më parë)
Përshëndetje Xhesika
Është e rekomanduar vendosja e korsesë pasi ajo ndihmon në forcimin e muskulaturës së barkut. Po ashtu mund të kryesh edhe ushtrimet gjimnastikore që trupi yt të rikthehet në formë. Korsenë mund ta vendosësh dhe ushtrimet mund ti fillosh, sapo të konstatosh se plaga operatore është e mbyllur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam lindur para dy javesh me prerje cezariane, pyetja ime eshte: a ndikon korse ne zvogelimin e barkut dhe nese po kur mund ta perdore une? Po ushtrime per barkun pas sa ditesh mund te bej? Falenderime paraprake! Duke uruar me te miren per juve ju pershendes.