Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Mirembrema dr Moza. Une jam shtatzane sipas llogaritjeve te mia jam 9 jave kurse ketu ke kalkutori i beba ime me del 11 jave spo di ne cilen jave jam, ciklin e fundit e kam pas me 11.06.2012, te lutem me shpjego pak. Dhe nje pytje tjeter gjoksi i majte po me dhemb shume dhe here pas here me rreh zemra shume shpejt dhe me dhemb edhe shpina shume mos keto me vin ngaqe rri shume ulur per shkak te punes? Te lutem me shpjego se cfare duhet te bej? Te uroj gjithe mirat me respekt Flori.

Flori Flor (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flori,

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 11.06.2012, atëherë ju jeni në javën e 12 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 18.03.2013. Shenjat që ankon janë normale gjatë shtatzënisë. Një ndryshim i përgjithshëm ndodh në organizmin e gruas, kur një shtatzëni fillon dhe vazhdon duke u thelluar ndryshimi me rritjen e moshës së shtatzënisë. Por fillimi është i vështirë dhe kërkon që kujdesi të jetë i veçantë. Mundohu të jesh sa më e qetë dhe mos u rëndo me lodhje të tepruar apo qëndrim të gjatë në këmbë.

Ju uroj çdo të mirë.

Gjylisha (14 vite më parë)
Miredita doktoreshe, jam ne muajin e 12 dhe pi barera bedoksin si dhe acid fl a duhet te vazhdoje me keto barera dhe deri kur gjithashtu kam pire 2muaj utrogestan 3 here ne dite pasi kam pare gjakderdhje jo shume po ne ngjyre kafeje nese mund ta quaj ashtu a mundet qe perseri tme perhapet ky lloj problemi ju faleminderit

/komuniteti