javë pas jave
Përshëndetje Donjeta,
Klamidia është infeksion bakterial, që transmetohet me rrugë seksuale dhe ka mundësi të trasmetohet edhe nga kontakte me objekte të ndryshme. Disa nga shenjat e pranisë së klamidias janë; shtimi i sekrecioneve vaginale, urinim i shpeshtë i shoqëruar me dhëmbje, dhëmbje në fund të barkut, dhëmbje gjatë akteve seksuale, anomali kohore menstruale, infeksion në sy që shfaqet me enjtje, irritim dhe dhëmbje.
Trajtimi medikamentoz për klamidia, është antibiotiku. Por suksesi i mjekimit varet edhe nga trajtimi me antibiotik edhe i partnerit. Gjatë periudhës së mjekimit, nuk duhet të kryej marrëdhënie seksuale.
Për t`u informuarr rreth Klamidias, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/konceptimi/klamidia
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, doja te pyesja per infeksionin klamidia, nje te afermes time i ka dal pozitiv. A mund te me tregosh shkaktaret e shfaqjes te ketij infeksioni dhe sa eshte e rrezikshme? Faleminderit.