Ditët më të përshtatshme të ovulimit
Ori Ori
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ori,
Periudha e ovulimit është periudha më e favorshme për të kërkuar shtatzëni. Që shtatzënia të filloj, raportet seksuale duhet të bëhen në ditët e ovulacionit. Në një cikël të rregullt menstrual prej 28-të ditësh, ditët e ovulacionit janë në ditën e 14-16, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual.
Është shumë e rekomanduar që tre-katër ditë përpara, të mos kryeni raporte seksuale, sepse është kohë e mjaftueshme që spermatozoidët të marrin forcën dhe numrin e domosdoshëm.
Të uroj fat dhe tu plotësoftë sa më shpejt dëshira për shtatzëni.
Kam me se 6 muaj qe po tentoj te ngelem shtatzene, ju lutem me jepni disa keshilla, mund te me tregoni cilat jane ditet me te pershtatshme te ovulimit?