Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalimi i terminit të lindjes

Pershendetje doktoreshe, jam 40 jave e 4 dite dhe ende nuk kam lindur. Terminin e kam pas me 29 gusht, kam dhembje midisi qe 4 dite ngapak a eshte normale kjo a te pres apo cfare te bej?

Qendresa . (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qendresa,

Shpesh ndodh që disa shtatzëni vazhdojnë edhe pas javës së 40-të, dhe lindja realizohet deri pas dy javë nga termi (pas 280 ditë shtatzëni). Nuk ka asgjë alarmante nëse shtatzënia ka ecuri normale, ndonëse takimi me mjekun duhet bërë çdo ditë. Megjithatë për çdo ndryshim që ndjen, kontakto menjëherë mjekun gjinekolog dhe shpjegoja situatën.

Për të mësuar diçka më shumë mbi shtatzënitë që vazhdojnë edhe mbi ditën e parashikuar të lindjes, të rekomandoj të lexosh artikullin në rubrikën Perinatologjia:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti