Rreth spirales
Fjolla Saliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fjolla,
Një nga efektet anësore të spirales menjëherë pas vënies së saj, gjatë muajit të parë derisa organizmi të adaptohet me këtë trup të huaj brënda tij, sekrecionet do jenë me ngjyrë kafe. Këto vijnë dhe ikin herë pas here, gjatë gjithë muajit. Gjithashtu, në dy-tre muajtë e parë pas vendosjes së spirales, menstuacionet vijnë në sasi më të shtuar sesa kanë ardhur përpara vendosjes së saj. Kjo nuk do të thotë që ka probleme, pasi organizmi mësohet me spiralen.
Kujdes duhet të tregohet, që çdo 6-të muaj të bësh vizitë gjinekologjike dhe analizë e kulturë të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë problem shëndetsor të mundshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, desha nje sqarim per vendosjen e spirales dhe demet e saj?