Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje, une kam vene spirale qe 6 muaj por fundi i barkut vazhdon te me dhemb pas kapjes se femijeve per nje kohe ne krahe. Me duhet te pije ndonje diclofen per ndalimin e dhimbjes. Ka te beje kjo me spirale pas bartjes se peshes se rende apo eshte ne pyetje ndonje infeksion? Desha te cek qe para se ta veje spiralen nuk e kam pasur nje problem te tille pas kesaj kur me ndodh kjo kam dhe pak sekrecion ngjyre kafe dhe tjetra ciklin tani e kam thuajse 8 dite para e kam pasur 7 dite por ende vazhdoje te i lag me shume se 6 peceta brenda dites.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alketa

Nuk është normale që fëmijët të mbahen në krah, sepse pasojat pa tjetër do të reflektohen në forma të ndryshme. Mundet që dhimbja që ndjen, të jetë pasojë e ngritjes dhe mbatjes së peshave të rënda. Por dhimbja në fund të barkut nga ana gjinekologjike, lidhet me praninë e infeksioneve. Në këtë kënd vështrimi, të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Për të përjashtuar si shkak të dhimbjes spiralen e vendosur, bëj një ekzaminim ekografik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti