Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimi me aeroplan

Pershendetje doktor, une jam ne javen e 36+3. A eshte i lejuar udhetimi me aeroplan ne kete moshe te shtatzanise, une lexova ketu te rubrika shtatzania po desha edhe mendimin tuaj si mjek se cfare kishit preferuar? Te pershendes shume.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Dita,

Ketu me poshte po ta dergoj artikull qe kam shkruar lidhur me kete çeshtje:

Në përgjithësi fluturimi me aeroplan gjatë shtatzënisë është i sigurt, por janë disa gjëra të cilat duhet të merren parasysh.

Rreziku është minimal nëse gruaja nuk ka asnjë problem me shtatzëninë e saj. Nëse shtatzënia është me rrezik të lartë, atëherë duhet pasur kujdes lidhur me komplikimet e mundshme. Rekomandohet që gratë shtatzëna të cilat janë të rrezikuara për lindje parakohe, ato që kanë shtypje të lartë të gjakut, diabet, drepanocitozë, anomali të placentës ose komplikime tjera, të mos fluturojnë me aeroplan!

Fluturimi me aeroplan e rrit rrezikun e formimit të koagulave tek të gjithë njerëzit, por gratë shtatzëna janë akoma më shumë të rrezikuara për shkak të qarkullimit të vështirësuar të gjakut pasojë e shtatzënisë. Të gjithë personat që fluturojnë me aeroplan, e në veçanti shtatzënat, duhet të ngriten nga ulësja dhe të ecin kohë pas kohe nëpër hapësirën midis ulëseve të aeroplanit. Është mirë që shtatzënat të mbajnë qorapë elastike të cilat e bëjnë më të lehtë kthimin e gjakut nga këmbët në drejtim të zemrës.

Gjatë fluturimit me aeroplan udhëtarët i nënshtrohen rrezatimit më të rritur (për shkak të lartësisë), por nëse një grua shtatzënë nuk fluturon shpesh nuk ka pse të bëhet merak. Nëse shtatzëna punon si stjuardesë ose pilote është mirë mirë që ta ndërrojë vendin e punës.

Disa gra shtatzëna bëhen merak se çfarë ndikimi te beba ka presioni i rritur brenda aeroplanit. Presioni brenda kabinës së aeroplanit është 1500-2500 m që është baras me lartësinë në malet e Sharit. Nëse shtatzëna nuk jeton në lartësi të mëdha, atëherë gjatë fluturimit do t’i rritet shtypja e gjakut dhe frekuenca e punës së zemrës dhe rrjedhimisht organizimi i saj do të kërkojë me tepër oksigjen, por kjo nuk paraqet rrezik signifikant.

Trimestri i dytë është koha më e mirë për të fluturuar me aeroplan

Rekomandohet që fluturimi me aeroplan të bëhet në mes të shtatzënisë, midis javës 14 dhe 18, kur rreziqet e shtatzënisë janë më të ultat. Më herët gjatë shtatzënisë ka rrezik për abort, kurse më vonë në trimestrin e tretë rritet rreziku për lindje të parakohshme. Përveç kësaj në mes të shtatzënisë, gruaja e ndjen veten shumë mirë dhe është plot me energji.

Kufizimiet e kompanive të fluturimeve për gratë shtatzëna

Disa kompani të fluturimeve kanë kufizime lidhur me fluturimin e shtatzënave dhe kërkojnë që shtatzënat të kenë raport nga obstetri. Është mirë që të pyetni lidhur me rregullat që kanë kompanitë e fluturimeve, sepse për shembull British Airways nuk lejon që në aeroplanët e tyre të fluturojnë shtatzënat që kanë më shumë se 36 javë. Këto kompani i vendosin këto rregulla për të ulur rrezikun që një grua të lind gjatë fluturimit.

Si të fluturoni rehatshëm kur jeni shtatzënë

Rekomandohet që shtatzëna të vesh rroba të rehatshme dhe të gjera. Kërkoni një ulëse që ka më tepër hapësirë, që është pranë koridorit midis ulëseve të aeroplanit. Nëse shtatzëna ka nauze, atëherë duhet që paraprakisht të marrë barna kundër nauzesë. Poashtu, është mirë që të mos përdorni pije dhe ushqime të cilat krijojnë gazëra. Në këtë mënyrë fluturimi është më i rehatshëm dhe ofron kënaqësi.

A janë të sigurta aparatet për detektimin e metalit të cilat janë në aeroport?

Nëpër aeroporte të gjithë udhëtarët duhet të kalojnë nëpër detektorët e metalit të cilët përdorin fushën elektromagnetike me frekuencë të ulët. Cilido mjet që gjeneron ose shfrytëzon rrymën elektrike (përfshirë edhe pajisjet e amvisnisë) prodhojnë fushë elektromagnetike. Ky ekspozim është i sigurt, sepse emetimi që bën metaldetektori është i ulët. Kjo vlen edhe për detektorët që sigurimi i aeroportit i mban në dorë dhe i kalon mbi trupin tuaj. Shumë njerëz mendojnë gabimisht se metaldetektorët përdorin rrezet X, por jo kjo nuk është e vërtetë! Por, është e vërtetë se aparatet për kontrollimin e valixheve emetojnë rreze X që ka sasi rrezatimi po aq sa përdoret për fotografimin e dhëmbit me roentgen. Ky rrezatim përdoret vetëm për të kontrolluar valixhet e udhëtarëve.

Dija Dija (14 vite më parë)
Oj DIta un e di qe prej mujit te 7 te 7zaniss nuk lejohet udhetimi me aeroplann ...mas pari kur tshkoj me nxjerr bileten tvesin cilin muj jee ...se nuk osht e lejushmee ...per mjekk se dii

/komuniteti