Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prolaktina në gjak

E nderuar doktoreshe.


Kam 8 muaj qe jam martuar dhe nuk po ngelem dot shtatzene. Ne kontrollet qe kam bere doktori thote qe jam mire, porse kur kam bere analizen e gjakut meqe kisha nje rrjedhje te vogel lengu vetem kur shtypja gjirin me doli prolaktina ne gjak e rritur. Kam 6 muaj qe marre bromokriptim por e njejta gjendje. Si mund te zvogelohet prolaktina ka ndonje menyre tjeter? Mund te ngelem shtatzene ndonjehere une meqe kam kete shqetesim!


Paraprakisht te falenderoj!

Meri (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri.

Preparati që ke marrë është nga preparatet më të mirë, për uljen e nivelit të prolaktinës. Meqënëse e ke përdorur 6-të muajt, të rekomandoj të bësh një skaner dhe rezonancë të kokës për të kontrolluar gjendrën e hipofizës si dhe një grafi sella turcica, që është vëndi ku vendoset gjendra e hipofizës.

Nëqoftëse këto ekzaminime të dalin normal, atëherë duhet para doza e marrjes së bromocriptin-ës.

Të uroj shërim, dhe shtatzëni sa më të shpejtë.

Aida (15 vite më parë)
Femrat qe kane problem me prolaktinen e larte duhet te vizitohen ne nje doktor endokrinolog. Ai te jep gjithe udhezimet e duhura si duhet vepruar. Kete po ua them nga eksperianca ime.
Anonim (15 vite më parë)
Pèrshendetje Meri, e kam pasur te njejten gjendje qe ke dhe ti. Mirepo skam pasur rrjedhje nga gjinjte. Edhe une smundesha te ngelem shtatzane, nje vit kaloi me berjen e analizave dhe ne fund ishte se prej stresit vinte edhe kjo gjendje. Tani jam ne javen e 30 te shtatzanise dhe ngela shtatzane pa asnje lloj mjekimi. Te keshilloj te mos stresohesh sepse kjo gjendje vjen edhe prej stresit. Uroj qe sa me shpejt te ngelesh shtatzane. Te pèrshendes...

/komuniteti