Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth menstruacioneve pas lindjes

Pershendetje dr. nje jave pas lehonise mu shfaqen menstruacionet por me se shumti ngjyre kafe e erret pastaj pas 2 jave perseri e njejti proces, tash me kane ardhe me rregull por shume pak me ngjyre kafe. Gjithashtu desha te cek se pas lindjes kam edhe dhimbje ne fund te barkut sidomos pas marredhenieve. Ju faleminderit per ndihmen qe na ofroni.

Selda Tomcini (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Selda

Nëse fëmijën e ushqen me gji, këto ndryshime në ciklin menstrual janë normale. Megjithatë të rekomandoj që si fillim të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni të mundshëm të traktit gjenital. Gjithashtu me ekzaminim ekografik, mjeku do qartësonte situatën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti