Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gati 7 muaj pa cikël!

E dashura doktoresh. Para se te mbes shtatzene 3-4 vitet e fundit kam pas cikel te cregullt qe shume here kam perdor edhe barna. Por ja qe mbeta shtatzene dhe tash kam vajzen 9 muaj e gjysem, dhe pas lindjes dhe pastrimit qe zgjati 3 jave, menjeher e2 muaj reshtazi kisha cikel. Por ja qe prej atehere nuk kam pas dhe kam filluar te brengosem. Do te theksoj se vajzen nuk e ushqej me gji. Ju lutem cka do te me kishit keshilluar pasi qe jam edhe me obligime te shumta qe skam koh te vizitoj mjekun. Flm per pergjigjen.

Lejla Emrullai (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Duke përjashtuar praninë e shtatzënisë, të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin dhe vezoret. Gjithashtu mjekun do të bëjë disa ekzaminime të rëndësishme, në bazë të të cilave do të japë trajtimin e nevojshëm për rregullimin e ciklit menstrual që paraqet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti