Enjtja e anësive të sipërme dhe të poshtme në shtatzëni
Albana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Albana.
Shpresova se të kam ndihmuar me përgjigjen time të disa ditëve më parë, mbështetur tek të dhënat e referuara nga ty. Megjithatë po e theksoj se; kur shtatzënat konstatojnë enjtje të duarve dhe këmbëve sidomos në moshën e shtatzënisë që je, menjëherë duhet të drejtohen tek mjeku për të vlerësuar gjendjen. Enjtet e anësive të sipërme dhe të poshtme, mund të paraqiten edhe si shkak i ndonjë komplikimi të rëndë shëndetsor.
Gjithashtu të rekomandoj të lexosh linkun:
http://www.bebaime.com/komplikimet/enjtja-e-kembeve-gjate-shtatzanise
Pershendetje doktorreshe, jam 29 javeshe shtatzene dhe qe nga java e 27 me jane paraqitur te enjtura ne kembe duar dhe fytyre. Desha qe te dije se per cfare arsye me jane paraqitur keto te enjtura kaq heret dhe mund te kete rrezik dic per bebe ose per mua? cfare mund te beje me menyre qe te i eleminoje? ju falemnderit per keshille.