Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Temperatura e ulët dhe ovulimi

doktoreshe shume flm per pergjigjet tua e nderuar, kam nje muaj qe po e mas temperaturen ne te njejten kohe ne mengjes pa u ngritur nga shtrati me te njejtin termometer dhe asnjehere nuk e pata temp. 37 vetem 36 .68 me e larta a eshte dicka problem mbasi gjate kohes se ovulimit kam ndegju qe temp rritet deri ne 37? ju uroj dite te kendshme.

Essa . (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qëndresa

Meqënëse ditët e ovulimit nuk janë vlerësuar me anë të matjes së temperaturës bazale, të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik në ditën e 14-të të të ciklit menstrual. Numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacioneve. Ekzaminimi ekografik do të vlerësoj madhësinë e folikulit, e mbështetur në rezultatin e marrë, mjeku do të rekomandoj trajtim për stimulimin e ovulacionit.

Të uroj fat.

/komuniteti