Plaga e lindjes me operacion
Eda + Ambla.
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ada
Zakonisht plaga operatore nuk është e dhimbshme në ditët që referon. Vrojtoje me kujdes nëse ajo është e skuqur dhe e dhimbshme edhe në prekje. Nëse po, atëherë kontakto mjekun që ka kryer operacionin për të trajtuar plagën. Nëse nuk vëren shenjat që kam përshkruar, mbaje atë të lagur me kompresa me alkool për disa ditë. Nëse dhimbja nuk kalon me këtë trajtim, kontakto mjekun për të vlerësuar gjendjen.
Të uroj shërim të shpejtë.
Prsh, kam 20 dite qe kam lindur me operacion dhe problemi qe me shqeteson eshte se ne krahun e djathte te prerjes kam shpesh here nje dimbje te forte qe me ben te padurueshem qendrimin ne kembe, kjo dhimbje me duket sikur e kam akoma me djathtas prerjes se plages, edhe pjesa poshte kerthizes kur e prek me dhemb, a ka problem shqetesues per kete? mos ndoshta kam ndonje infeksion? ju lutem me ktheni nje prgj se per momentin jam pak larg nuk mund dot te kontrolloj plagen tek doktori qe me ka ndjekur, ju flm per gjithcka.