Placenta laterale
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Deni
Vendosja e placentës ndryshon me rritjen e moshës së shtatzënisë. Në gjuhën mjeksore ky njihet si migrimi i placentës dhe konfirmohet me ekografi, pas javës së 22-të të shtatzënisë. Rregjimin e shtratit dhe terapinë e rekomanduar nga mjku, duhet ti vazhdosh deri kur placenta të ketë migruar në pozicionin e përshtatshëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoresha une jam ne javen e 15 te shtatzanise dhe nje dite sekrecionet i kisha te shoqeruara pak me hemorragji. Pasi shkova tek gjinekologia me tha se placenta eshte e pozicionuar majtas dhe jo siper. Doja te dija, a mund te zhvendoset placenta ime deri ne javen e 20? Perkohesisht jam me regjim shtrati dhe kam marre mjekime. A rrezikoj seriozisht abort doktoresha? Dhe c'fare kujdesi duhet te bej konkretisht? duke ju falenderuar per te gjitha pergjigjet qe na jepni ju uroj nje dite te mbare.