javë pas jave
Përshëndetje Lena.
Variçela, shkaktohet nga virusi variçela zoster. Pas ekspozimit (kontaktit me virusin), infeksioni shfaqet pas 14-të deri në 16-të ditë. 24 deri në 36-të orë para se të dalin flluckat, mund të paraqitet dhëmbje e lehtë koke, temperaturë e moderuar dhe gjendje e përgjithshme jo e mirë. Flluckat shoqërohen me skuqje të dobët, mund të kruhen dhe përmbajnë likid brënda tyre. Kur flluckat plasin, formojnë kore në një hark kohor prej 6-të deri në 8-të orë. Koret zhduken pas 20-të ditë, nga fillimi i sëmundjes.
Rrugët e transmetimit janë ajrore, përmes kontakteve të afërta, puthjeve dhe raporteve seksuale. Diagnostikimi bëhet nëpërmjet gjetjes së antigjenëve viral në gjak, nëpërmjet kulturave ose gjetjeve të ndryshme serologjike.
Personi që e ka kaluar një herë varicelën, është i imunizuar përjetë. Personi që nuk e ka kaluar variçelën, është shumë e mundur të infektohet nga kontakti me të.
Nënat shtatzëna duhet të izolohen nga nga njerëzit apo pjestarët e familjes që janë të infektuar, ose duhet izolohen ata nga nënat shtatzëna. Shtatzënat që kanë kaluar këtë infeksion, duhet të kontrollojnë nivelin e antitrupave për të përcaktuar statusin imunologjik. Në mungesë të antitrupave, nëse dyshohet se mund të jenë takuar rastësisht me një të infektuar, nuk këshillohet vaksinimi por duhet të përdorur terapi mbrojtëse me imunoglobulinë.
Infeksioni sidomos tek nëna shtatzënë, është i rëndë sepse, rëndon gjendjen e saj shëndetsore. Nëse infeksioni ndodh për herë të parë tek gratë shtatzëna në javën e fundit të shtatzënisë ose në dy ditët e para pas lindjes, komplikacionet mund të jenë shumë të mëdha.
Duhet patur kujdes i veçantë pasi, infeksioni mund të mbivensoset nga stafilokokët apo streptokokët. Për këtë arsye, pacienteve u rekomandohen të lahen shpesh me ujë dhe sapun dhe të përdorin veshje të pastra. Duart duhen mbajtur të pastra me thonjt të prer
Për më tepër, duhet të pyesni mjekun infeksionist.


Cilat jane shkaqet dhe simptomat e lijes se ujit?