Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Ciklin e kam te regullt 28 dite cdo muaj. Dhe prape nuk kam ngel shtatzene kam provuar dhe ditet e 14 dhe asgje. Kam nje problem behem kaps dhe sforcohem shume kur dale jashte, a eshte ky problemi ime sforcimi?

Ani Ani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina,

Kapsllëku nuk ka të bëjë me konceptimin. Këshillat që mund të jepen në raste të tilla janë shumë, por renditja e tyre bëhet në bazë të gjendjes së shëndetit riprodhues të femrës dhe burrit. Kjo do të thotë që duhet të bësh një këshillim parakoncepsional, për të patur një shtatzëni të sukseshme deri në lindje.

Gjithë të mirat.

Ani Ani (14 vite më parë)
Kemi vajt te mjeku dhe na ka then qe jeni ne regull per femij tani.Po puna eshte se jam ne greqi dhe nuk di mire te fas greqisht.Prandaj me jepni nje keshill si te veproj qe ti bej ditet e ovulimit taman,a duhet te kryejm mardhenje 1her 2 dit a\'po te rrim 3 4 para dites 14 .Flm me respekte tina.

/komuniteti