Tensioni i ulët gjatë shtatzënisë
Jeta Narti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Delfina,
Tensioni i ulët gjatë shtatzanisë, ndodh si pasojë e presionit që ushtron zmadhimi i mitrës, në enët e gjakut. Për të tejkaluar këtë situatë, duhet që enët e gjakut të nënës të jenë sa më të lirshme. Një nga rekomandimet për gratë shtatzëna, është qëndrimi shtrirë-anash-majtas. Nuk është vënë re ndonjë ndikim negativ i tensionit të ulët në shtatzëni, por ai duhet të stabilizohet.
Uroj të kalosh një shtatzëni normale.
Pershendetje doktoreshe, une jam shtatzene 22 jave + 2 dite. Tensionin e kam te ulet 52 me 95, kam marramendje dhe dhimbje koke, une jam duke perdore vetem vitamina megadyn, pak jam anemike, te lutem me trego cka mund te perdore qe te jem mire? Faleminderit shume nga ti.