javë pas jave
Përshëndetje Sara.
Mungesa e dëshirës seksuale mund të prekë mosha të ndryshme, pavarësisht aktivitetit normal seksual që ka zhvilluar individi apo çifti. Ajo mund të shfaqet në mënyrë të menjëhershme ose graduale. Mungesa e dëshirës për marrëdhënie seksuale mund të kenë shkaqe fizike, emocionale, psikologjike ose të trija së bashku.
Tek shkaktarët fizik mund të përfshihen si; përdorimi i drogave të ndryshme (narkotikët, stimulantët e ndryshëm, pijet alkoolike, konsumi i duhanit), sëmundjet e prostatës, traumat në organet gjenitale, ç’rregullimet endokrine kryesisht tiroida, hipofiza dhe gjendra mbiveshkore si dhe sëmundjet e ndryshme.
Në shkaktarët emocionale mund të përfshihen si; mungesa e harmonisë së çiftit, mungesa e besimit reciprok apo e komunikimit etj.
Në shkaktarët psiqikë mund të përfshihen si; frika seksuale, traumat seksuale, faji seksual, depresioni etj.
Po mundohem të të jap disa rekomandime të përgjithshme si; përpiqu të rinisësh edhe një herë romancën duke harxhuar më shumë kohë pranë bashkëshortit, përfytyro fillimet tuaja duke i lejuar vetes të ndjesh eksitimin e atëhershëm, ushtro seksualisht mendjen duke lexuar libra erotike apo duke menduar gjëra seksi, sidomos në ditët kur mendon se do kryhesh raport seksual, cakto kohën që duhet të flesh gjumë sepse lodhja është armik i libidos, merr hekur nëse ndihesh e lodhur për një kohë të gjatë, nëse je në mbipeshë dhe shumë gjumashe vendosi limit ushqimit dhe gjumit për të qënë prefekte me veten dhe për bashkëshortit.
Por raportet seksuale kërkojnë edhe pak lojra erotike, sepse seksi fillon në kokë, megjithëse nuk ka ndonjë zonë përgjegjëse për dëshirën seksuale. Përpara raportit seksual përkëdheluni me buzë, gjuhë dhe gishta. Vështoje me sy bashkëshortin tend. Këtë duhet të bëj edhe ai, sepse raporti i fuqishëm seksual bëhet kur dy trupat janë të zhveshur plotësisht e asgjë nuk është e mbuluar.
Nëse edhe pas këtyre rekomandimeve raporti seksual nuk është i dëshiruar, atëherë Sara, duhet pa tjetër një kontroll si tek psikologu.
Çdo grua mund të mbetet shtatzënë, nëse shëndeti i saj riprodhues është normal (kur edhe shëndeti riprodhues i bashkëshortit është normal) edhe sikur t’i mungojë dëshira për marrëdhënie seksuale. Prandaj një konsultë prekoncepsionale tek mjeku gjinokolog, mendoj se do ishte mirë ta bëje sa më parë.
Të uroj fat për shtatëzënisë kaq të dëshiruar.


Pershendetje doktoresh e nderuar, tani degjova per ju dhe pash se qenke shume transparente me pacientet dhe vendosa te te shenoj... jam 21 vjecare dhe dua te mbetem shtatzene dhe nuk mundem, jam tip shume i stresum dhe e nervozuar, por problemi im me i madh qendron se nuk kam asnje pike sperme po as nuk ndijej asgje gjate marredhenieve seksuale (nuk kam deshire te kem marredhenie) e dua te me ndihmosh se cfare eshte kjo qe nuk me terheqin marredheniet seksuale aspak (edhe pse me thone se kam nevoje per nje psikolog qe te bisedoj me te per kete problem) shpresoj qe pergjegja jote do te me ndihmoj.