javë pas jave
Përshëndetje zonjë.
Uji mineral gjatë shtatzënisë nuk bën keq, përkundrazi ai është i dobishëm për tretjen e ushqimeve që janë konsumuar. Pa përmëndur të mirat e përgjithshme, uji mineral ka rëndësi edhe për mirëqënien e dhëmbëve vaçanërisht tek gratë shtatzëna. Nëse uji mineral të shijon dhe të qetëson, atëherë nuk ka arsye përse mos të përdoret në shtatzëni. Administrimi i sasinë së konsumueshme, është i rëndësishëm.
Në një shtatzëni, nuk rekomandohen të konsumohen pijet e gazuara. Ato shkaktojnë fryrje të madhe të stomakut, duke ngritur lart diafragmën e cila shkakton vështërsi në frymëmarrje si dhe duke shtrënguar fetusin në mitër. Pijet e gazuara me ngjyrë dhe sheqer, absolutisht duhen evituar nga dieta ushqimore e gruas shtatzënë.
Përdorimi i lëngjeve të frutave të freskëta të shtryllura, janë më të ushqyeshme se çdo pije tjetër për gruan shtatzënë.


Pèrshendetje doktoreshe e nderuar. Jam kureshtare te dije se a ndikon negativisht pirja e ujit mineral ne shtatzeni dhe si ndikojne pijet e gazuara, sepse une e pèrdor ndonjehere ujin mineral...me respekt...