javë pas jave
Përshëndetje Arbnore.
Nëqoftëse 12 gushti i vitit 2010, është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, atëherë, Arbënore je në javën e 36-të plus 4 ditë. Data e përafërt e lindjes nëse shtatzënia do të shkojë normalisht, është 19 maj 2011.
Data 10 maj 2011, korespondon me javën e 38 plus 5 ditë të shtatzënisë. Kjo datë është e pranueshme për lindjen e fëmijës, në këtë mënyrë.
Meqënese ti tashmë e di se kur do të lindë fëmija yt, nuk duhet të stresohesh por në të kundërt, duhet të jesh e qetë dhe të presësh me shumë dashuri ardhjen e ditës së lindjes së fëmijës tënd.
Edhe nëse të fillon aktiviteti i lindjes, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ato janë normale, dhe ndihma mjeksore do të jetë e pranishme. Të rekomandoj të mos largohesh shumë qëndra shëndetsore, që ke vendosur të lindësh.
Uroj të lindësh me sukses një fëmijë të bukur.


Miredita znj.Dr. kam nje shqetesim, menstruacionet i kam pasur me 12 gusht 2010. Te fundit, si mbas kalkulimit ne faqen tuaj me del qe jam ne javen e 37, dhe termini i lindjes me thote se e kam me 19 maj, por ne echo me del se jam ne javen e 38 e 2 jave dhe beba peshon 3.500 g, por une kam lindjen me prerje cezare dmth deri sa mndem te pres qe te lind mua me thote doktori qe planifikon ne 10 maj te lindi a mundem te kem une dhimbje e te lindi normal por ai thote qe une nuk guxoj te lind normal eshte lindja e dyte edhe te paren e kam pas me prerje jam ne hall doktori thote qe do te shkoj ne pushim per 4 dite deri me 8 maj e planifikon qe si te vjen te me kryen por une shume po frikesohem mos me fillojne dhimbjet, me ndihmoni ju lutem qe ta heq kete stres... shpresoj te me kuptoni sado pak...