E nderuar znj.Keta, kam motren time qe e cila e ka nje vajze 5 vjece dhe deshiron te kete edhe nje femije tjeter. Por pas perpjekjeve per te ngelur shtatzane, beri nje kontroll tek gjinekologu dhe i tha se iu kane mbyllur tubat. A do mund te kete me femije ajo?
Marsida(15 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Marsida.
Që të të jepja një përgjigje, desha të dija: cili ka qënë arsyetimi i mjekut mbi konkluzionin se tubat janë mbyllur?
Shpresoj të më mirëkuptosh.
Moza Keta(15 vite më parë)
Marsida. Nuk ka kuptim te thuhet se nuk eshte pastruar mire, kur lindja ka ndodhur para 5 vitesh. Per te vleresuar kalueshmerine e tubave, motra duhet te beje HSG (histerosalpingografi). Pas ketij ekzaminimi, do te shikohet mundesia per te patur nje shtatzeni tjeter natyrore. Nese e ben HSG-ne, me shkruaj pergjigjen e ekzaminimit.
Marsida(15 vite më parë)
E nderuar doktoreshe, ajo ka lindur me operacion dhe ndoshta nuk eshte pastruar mire, te pakten keshtu i kane thene. Ju faleminderit shume doktoreshe. Ju uroj gjithe te mirat!