A janë normale dhimbjet e barkut dhe të mesit?
Marsida Ashiku
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsi,
Dhimbjet gjatë shtatzënisë e sidomos në fillimet e saj, janë normale nëse nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje. Por kujdes mga sforcimet e panevojshme derisa shtatzënia të marrë rrugë normale. Me kalimin e ditëve dhe avancimin e moshës së saj, dhimbjet do vijnë duke u larguar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje i nderuar, kam nje pyetje e cila me shqeteson, kam dhimbje mesi dhe barku, dhimbjet duken si ne kohen kur vijne periodat, a jane normale ne javen e gjashte te shtatzanise? Per mua nuk eshte shtatzania e pare, por secila paska ato te vetat dhe jam e shqetesuar per dhimbjet e barkut edhe te mesit. Me respekt Marsi.