Rreth abortit
Violeta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Violeta.
Më vjen keq për abortin që të ka ndodhur. Tashmë, ajo quhet e kaluar dhe duhet të shikosh përpara.
Violeta, së bashku me mjekët duhet gjetur shkaku i ndodhisë. Për këtë duhen bërë një seri analizash dhe ekzaminimet. Gjetja e shkakut vlen për ta trajtuar atë, që në shtatzëninë e rradhës të mos përsëriten situata të ngjashme.
Menstruacionet pasardhëse, normalisht duhet të vijnë rreth një muaj pas abortit.
Pas një aborti, rekomandohet që shtatzënia e rradhës të mos niset përpara 6-të muajve. Kjo është një kohë e domosdoshme, që organet riprodhuese të jenë rigjeneruar plotësisht dhe të jenë të afta për të nisur dhe zhvilluar normalisht shtatzëninë e re.
Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.
E nderuar, jam Leta, isha shtatzene ne javen e 6 dhe kam abortuar. Pas abortit kam pas vuajtje, jam penduar shume me 28 mars, kam abortuar, kam shkuar ne kontrolle, mjeku me tha se kam gjakderdhje te mbrendshme dhe kam marre 5 injeksione me 02. dite e shtune, kam pas gjakderdhje plot 8 dite ne diten e 10 kam pas marredhenie dhe pas marredhenies kam pas shume pak pika gjaku dhe te nesermen vetem disa pika dhe me s`kam pasur as nje dite gjakderdhje. Çfare do te thote kjo, kohen e ciklit nuk mund ta di, tash se kur mund te vijne pasi pata abort vetem se 2 jave e gjysme kane shku, ju flm per mirekuptim, ju pershendes perzemersisht.