Rreth shëndetit tim riprodhues
Leida B
(14 vite më parë)
Përshëndetje Enkeleida,
Shkaqet e abortit janë të shumta e nuk është e thënë, që të ndodhin për të njëjtat arsye nga një shtatzëni te tjetra qoftë edhe tek njejta grua. Midis shkaqe përmëndon ato gjenetike, endokrine, shkaqe të malformacioneve uterine, imunologjike, infeksione të ndryshme të nënës etj.
Shanset për të filluar gjithnjë janë të mundshme nëse gjendet dhe trajtohet një nga shkaqet e mësipërme si dhe/ose ndiqen me rigorozitet këshillat e mjekut obstetër-gjinekolog.
Të uroj gjithë të mirat.
Se pari ju falenderoj per ndihmen qe u jepni nenave te reja, para nje viti u detyrova te nderpres shtatzanine ne javen e 7-te per shkak se embrioni ndaloi se zhvilluari (kam pare dhe rrahjet e zemres se tij para se te ndodhte kjo), mjekja konstatoi pranine e nje miome (te cilen e largova nepermjet laparoskopise pas tre muajve te abortit) dmth para nje viti, pas 8 muajsh nga nderhyrja bera analizat dhe me dolen mire, pervec nje infeksioni urinar te cilin e trajtova me antibiotike, 1 muaj me pas ngela perseri shtatzane, por menjehere ne muajin e pare filluan sekrecione kafe, pastaj si copeza te vogla, mjeku me dha urotregestan dhe rregjim shtrati por ne eko nuk mund te shikonim embrionin vetem sakus-in. Perseri vendosi qe te behej nje nderhyrje dhe pas ekos se fundit gjendja ime eshte e mire, dhe sipas analizave del se kishte Arias-stella... me falni se u zgjata pak si shume, por do doja nje keshille dhe rekomandim nga ana juaj, si mendoni ka shanse qe une te kem nje shtatzani te shendetshme? ka ndonje specialist te mire te cilit mund ti drejtohem, sepse sic mund ta imagjinoni jam dhe shume e merzitur. Ju falenderoj sinqerisht dhe jam ne pritje te nje pergjigjie.