Kur e kam ditën e ovulimit?
Albana Mema
(14 vite më parë)
Përshëndetje Albana
Ditët më të përshtatshme për të mbetur shtatzënë ose ndryshe ditët e ovulacionit mund të gjendet me anë të matjes së temperaturës bazale. Por një metodë tjetër efikatëse, është vlerësimi i maturimit të folikulit. Ky vlerësim bëhet me anë të ekzaminimit ekografik në ditën e 14-15 të ciklit menstrual, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit menstrual.
Këshillimi parakoncepsional, ku përfshihen një seri vizitash, analizash dhe ekzaminime të të nevojshme para se të tentohet për shtatzëni është shumë i rëndësishëm, pramdaj të këshilloj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të marrë udhëzimet specifike.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Mimoza, A mund te me thoni se cilat dite jane me te favorshme per te ngelur shtatzane? Cikli im kete vit ka qene keshtu: 25 janar-24 shkurt= 30 dite 24 shkurt-26 mars= 31 dite 26 mars- 27 prill= 32 dite 27 prill- 28 maj= 31 dite 28 maj- 28 qershor= 31 dite 28 qershor- 30 korrik= 32 dite 30 korrik - 1 shtator= 33 dite. Sot jam ne diten e 7 te ciklit (dita e pare, dt. 1 Shtator 2012) Ju lutem a mund te m'i percaktoni ditet ne te cilat duhet te kem marredhenie dhe ditet ne te cilat s'duhet te kem. Une kam 2 vjet qe tentoj te ngelem shtatzene, dhe cdo gje mua dhe bashkeshortit na ka dale shume mire. Ju falenderoj paraprakisht. Pune te mbare.