Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A e tregon eko peshën e bebit?

Pershendetje doktoresh jam Lona, dhe desha te dija se a e tregon eko peshen e bebit ne bark, pasi doktoresha ime nuk ma ka treguar asnjehere, thjeshte me peshon vetem mua. Une tani jam ne javen e 37 te shtatzenise sipas parashikimit tuaj, dhe akoma nuk e kam zgjedhur maternitetin ku do lind. A perben kjo ndonje problem qe nuk e kam zgjedhur ende maternitetin se ku do lind dhe kush mund ta marre persiper lindjen time, pasi dhe vjehrra ime me thote qe nuk eshte nevoja te lidhesh me doktor qe tani, kur te vijne dhimbjet e lindjes te dergojme ne maternitet dhe atje te merr persiper doktori qe ka turnin, jam shume e acaruar per kete gje, ndaj dhe kerkoj ndihmen tuaj, une gjithmone vizitat i kam bere ne ambulancen e lagjes ketu te 21 dhjetori, por nuk jam lidhur me mjek te maternitetit dhe jam pak e shqetesuar nese do me ndihmoje njeri ne maternitet, ju lutem me kuptoni, ju uroj gjithe te mirat!

Lona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lona.

Një mjek gjinekolog i specializuar, ka mundësi të llogarisë peshën e përafërt të fetusit gjatë shtatzënisë me ekografi. Shtesa e peshës së nënës gjatë shtatzënisë, tregon jo vetëm ecurinë e saj, por është edhe vlerë referuese dhe krahasuese për rritjen e peshës fetale.

Është e drejta e pacientes/nënës, të zgjedhë klinikën se ku do ta realizojë lindjen e fëmijës së saj. Dhe ti Lona, e ke këtë të drejtë. Ndonëse unë të rekomandoj të zgjedhësh Spitalin Universitar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Koço Gliozheni”, sepse jo vetëm që është një spital bashkëkohor në infrastrukturë por ka edhe personel shëndetsor shumë të specializuar.

Kur të nisesh për lindje, mos harro të marrësh me vehte dokumentacionin e kartelës që ke hapur në konsultorin e gruas si dhe çdo analizë dhe ekzaminim që ke kryer gjatë kohës së shtatzënisë.

Të uroj lindje normale.

/komuniteti