Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitaminat në shtatzëni

Pershendetje dr, jam ne javen e 17. Prej javes se 13 kam perdor tableta (feroglobin per shkak se kisha pak pagjaksi) dhe pregrance. Une jetoj jashte shtetit dhe sot bera vizite kjo mjekja me ka dhene tab: osteoguard dhe fefol... Mundesisht me tregoni a duhet ti nderpres tab. e para ose ti perfundoj ato te parat, e atehere te vazhdoje me keto te tjerat? Ju faleminderit per kohen qe ndani per ne.

Enisa Teli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enisa

Preparatet që të ka rekomanduar mjekja, janë suplemente vitaminash dhe mineralesh. Tabletat osteoguard duhet ti përdorësh deri në javën e 28-të të shtatzënisë, ndërsa fefol-in (hekur plus folate) duhet ti vazhdosh deri 45-së ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti